Konferenca për shtyp në Hagë/ Trump: Sulmet e kthyen programin bërthamor të Iranit disa dekada pas

25/06/2025 11:01

Gjatë konferencës për shtyp në Hagë, Donald Trump u pyet se për sa kohë mendon se programi bërthamor iranian është penguar nga sulmet ajrore.

Mendoj se praktikisht dekada”, tha ai. “Mendoj se e kanë përjetuar, thjesht kanë kaluar nëpër ferr… gjëja e fundit që duan të bëjnë është të pasurohen. Ajo goditje i dha fund luftës“.

Trump vazhdoi duke e përshkruar konfliktin midis Izraelit dhe Iranit si “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”.

“Lërini të luftojnë për dy ose tre minuta dhe pastaj është e lehtë t’i ndalosh”, tha ai.

Top Channel