FSHF “përplaset” me minsitrinë! Asambleja, Federata kërkon të mos miratohet ligji i sportit. kundërshtohet arbitrazhi sportiv

25/06/2025 20:28

Këtë mesjavë të gjithë protagonistët e futbollit shqiptarë u mblodhën në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të mbajtur në Shtëpinë e Futbollit për të analizuar se çfarë është bërë dhe ajo që pritet për sezonin e ri, mes objektivave financiarë dhe sportive, pa harruar betejat ligjore me shtetin, në lidhje me Ligjin e Sponsorizimeve apo edhe sa i përket drejtësisë sportive dhe Kasit shqiptar.

Nën drejtimin e presidentit Duka kjo asamble filloi me fjalën e ministres së arsimit dhe sportit Ogerta Manastirliu.

“Asambleja është një moment i rëndësishëm reflektimi, bilancesh dhe padyshim vizioni për të ndarë për të ardhmen e futbollit shqiptar. Jam e kënaqur që së bashku me Presidentin Duka kemi një plan për të krijuar klasat sportive të futbollit në një prej shkollave të reja në Durrës, “Benardina Qerraxhia”. Gjithashtu kemi një plan për zhvillimin e shkollës së mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi””.

Ndërkohë pas saj, presidenti i FSHF-s, shfrytëzoi rastin për praninë e ministres së sportit për ti kërkuar edhe njëherë reflektim për ndryshimet e reja në ligjin e sportit dhe KAS-in shqiptar.

“Dje, në Komisionin Parlamentar është propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit edhe “Ndryshimi i Ligjit për Sportin”, pa mirëkuptimin e asnjë të interesuari për sport dhe me kundërshtimin e argumentuar nga ekspertët tanë. Ai synon të krijojë një arbitrazh sportiv klientelist, aspak të pavarur dhe jo profesional. Në emër të organizatës më të madhe sportive në vend, i bëj thirrje për reflektim Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Komisionit Parlamentar dhe Kuvendit; që mos ta votojë atë ligj, por të bashkëpunojmë të gjithë organizatat sportive dhe grupet e interesit për të prodhuar një paketë ligjore që t’i shërbejë sportit.

Nëse mes vendimeve për pranimin e anëtarëve të rinj, apo të komisioneve të brendshme të FSHF, lajmi mirë për klubet ishte rritja me 30% e përfitimeve financiare, ndërkohë që në fund u mor një vendim sa i paprecedentë nga komuniteti i futbollit.

“Ne jemi detyruar t’i kërkojmë mbështetje Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së dhe i kemi propozuar këtë vendimmarrje. Të japë pëlqim për pezullimin pa afat të të gjitha marrëdhënieve juridike me KOKSH deri në momentin kur gjendja e lirshmërisë të rikthehet.

Vendimi i gjykatës së arbitrazhit sportiv të Lozanës të zbatohet plotësisht dhe KOKSH të veprojë në përputhje me statutin e saj dhe normat ndërkombëtare të vetëqeverisjes në sport. E dyta të mbështesë Komitetin Ekzekutiv, Sekretariatin e FSHF-së në të gjitha përpjekjet juridike publike, për të vendosur gjendjen e lirshmërisë brenda KOKSH dhe ndërprerjen e klimës arbitrare ku kjo organizatë zhvillon aktivitetin e saj”-shprehet avokati Envi Hicka.

Top Channel