33 milionë euro të padeklaruara! Nis hetimi ndaj 100 përdoruesve të platformave sociale për të ardhurat e përfituara në Facebook, TikTok, YouTube e Instagram

25/06/2025 08:27

Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale, Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal, pasi nga verifikimet paraprake dyshohet për 33 milionë euro të padeklaruara.

Administrata Tatimore kujton se më 29 mars ka njoftuar individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024, ndërsa tani paralajmëron tatimpaguesit që nuk kanë paguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.

Top Channel