U gjet pa shenja jete në lumin Shkumbin/ Identifikohet viktima, vuante nga probleme të shëndetit mendor

24/06/2025 10:35

Isuf Jevgu është i moshuari, që u gjet pa shenja jete një ditë më parë në lumin Shkumbin, pranë zonës së ish-Metalurgjikut në Elbasan.

Viktima u identifikua pas ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas familjarëve, 78-vjeçari që banonte në lagjen “Skënderaj”, vuante nga skleroza.

Trupi u konstatua të hënën rastësisht nga një peshkatar amator, i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet.

Top Channel