SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

24/06/2025 13:00

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP).

Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Burimet e sigurta i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se Myzyri është marrë i pandehur për rrugën Rrëshen-Shpal, një tender me gati 2 miliardë lekë.

Ai është nën hetim edhe për rrugën pranë Pallatit me Shigjeta.

E pandehur është marrë edhe Lindita Skeja.

Top Channel