
24/06 14:40
Banorët e Teheranit dhe qyteteve të tjera thonë se mbrëmjen e kaluar ishin dëshmitarë të një prej sulmeve “më të rënda” nga Izraeli.
Disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan në disa pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin Teheran dhe provincën veriore të Gilanit, raporton BBC Persian.
Megjithatë, duket se që nga ora 04:00 sipas orës lokale, situata ka mbetur e qetë dhe nuk janë raportuar sulme të tjera.
Autoritetet iraniane kanë hezituar të raportojnë numrin e viktimave të luftës, megjithatë ministria e shëndetësisë e vlerësoi numrin total të viktimave në “rreth 500”, sipas BBC. Republika Islamike i quan të gjithë ata që humbën jetën “martirë”, pavarësisht nëse ishin personel ushtarak apo jo.
Top Channel