Një 23-vjeçar u plagos me thikë pas një konflikti këtë mëngjes në Tropojë.

Policia njofton se Artur Buçpapaj, banues në Dojan, u paraqit i plagosur në spitalin e qytetit. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autor i plagosjes dyshohet Orgen Lataj, i cili është shpallur në kërkim. Mes tyre nisi një debat për motive banale, që degradoi në përdorimin e mjeteve prerës.

Top Channel