
24/06 22:17
Rinumërimi i kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 323 vota, ndërsa PS-së 237 vota.
Në vend të tretë për numrin e votave të padrejta renditet koalicioni Shqipëria Bëhet që ka 28 vota, të cilat do t’i hiqen pas rinumërimit, ndërsa PSD-ja ka 37 vota.
Subjekteve që pritet t’u shtohen votat pas rinumërimit, janë koalicioni i Bashës që i mungojnë 21 vota dhe koalicioni i Dashamir Shehit 6 vota.
Top Channel