Misione tepër të gjata, hapësirë e ngushtë, tualet portativ dhe strategji kundër lodhjes: ja çfarë ndodh brenda bombarduesit më sekret në botë.

Misioni i gjatë dhe i ndërlikuar

Në qershor, dy bombardues “stealth” amerikanë realizuan një nga misionet më të gjata dhe më delikate të viteve të fundit: 37 orë fluturim për të goditur impiantet bërthamore nëntokësore iraniane në Fordow. Avionët u nisën nga Missouri, kaluan mbi Europën Jugore – përfshirë edhe përpara Sicilisë – dhe hodhën bombat GBU-57, të specializuara për objektiva nëntokësorë.

Por nëse operacioni kërkoi precizion kirurgjik, fluturimi ishte një sfidë ekstreme për pilotët, që ndodheshin në një kabinë të vogël, me aromë të rëndë dhe një tualet portativ pas sediljeve.

-Tualet fushe dhe ushqime ushtarake

Nuk ka tualet të vërtetë: përdoren “wag bags” – qese higjienike të mbyllura hermetikisht, vendosur në një kove si ato për kamping.

Asnjë privatësi: njëri pilot përdor qesen, tjetri drejton avionin. Janë vetëm disa centimetra larg njëri-tjetrit.

Ushqimi: “MRE” (Meal Ready to Eat) – ushqime të gatshme për ushtarakë që mund të ngrohen me pajisje speciale ose mikrovalë. Janë me shumë kalori, pak fibra, dhe disa janë qëllimisht kapslluese, për të zvogëluar nevojën për të shkuar në tualet.

-Aroma dhe hapësira

Ajri është i filtruar, por jo i parfumuar. Pas 20 orësh, aroma mbizotëruese është ajo e trupit të njeriut.

Pilotët përdorin shami të lagura, deodorantë dhe spraj, por nuk janë efektivë për shumë kohë.

Urinimi: bëhet në shishe të riciklueshme – ndonjëherë të njëjtat që përdoren për pije, çka mund të sjellë konfuzion kur je i rraskapitur.

– Lodhja, gjumi dhe turnet

Dy pilotët ndërrohen me turne: njëri fluturon, tjetri shtrihet në një dyshek të palosshëm pas sediljeve për të pushuar.

Hapësira është minimale, por e mjaftueshme për disa orë gjumë.

Janë trajnuar për privim gjumi dhe stres ekstrem, për të përballuar misione të tilla.

-Teknologji moderne, rehati minimale

B-2 kushton mbi 2 miliardë dollarë për njësi, por brenda nuk ofron asnjë luks.

Kabina është e mbushur me ekrane dixhitale, komanda kompjuterike dhe shumë pak instrumente analoge.

Komoditeti i pilotëve është i dorës së dytë: gjithçka është projektuar për efikasitet ushtarak, jo për rehatinë e ekuipazhit.

Në fund të fundit, pilotët e B-2 janë ushtarë në një kapsulë fluturuese, që për 40 orë nuk shohin dritën e diellit, nuk lëvizin dot lirshëm dhe nuk kanë as luksin e një banje normale – një provë ekstreme fizike dhe mendore, edhe për më të përgatiturit.

Top Channel