Ndizen sirenat e alarmit në Tel Aviv, disa shpërthime në orët e para të mëngjes! 6 të vdekur

24/06/2025 07:18

Tel Avivi është zgjuar këtë mëngjes në pushtetin e alarmeve për sulme.

Disa shpërthime të mbrojtjes ajrore të izraelit u dëgjuan mëngjesin e së martës në Izrael.

Si pasojë e sulmeve iraniane në Be’er Sheva kanë ndërruar jetë gjashtë persona, teksa pesë të tjerë raportohen të plagosur.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, raporton nga vendngjarja dëmet kolosale të sulmeve, teksa shihen ndërtesa të rrënuara.

Ekipet e emergjencës ndodhen në zonën më të goditur nga sulmet, ku po vijojnë punën e tyre.

 

 

 

Top Channel