“Kërkojmë një republikë demokratike, jo-bërthamore”/ Pas armëpushimit, reagojnë muxhahedinët e Manzës: Le të jetë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojë Khamenein

24/06/2025 10:21

Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, ka reaguar pas vendosjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit.

Në një deklaratë të lëshuar nga Kampi Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, ku strehohen anëtarët e organizatës MEK, muxhahedinët e popullit iranian, thuhet se “populli i Iranit kërkon liri dhe fitore në betejën e fatit kundër fashizmit fetar”.

Propozimi për një armëpushim dhe përfundimin e luftës është një hap përpara për opsionin e tretë: as luftë, as pajtim. Le të jenë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojnë Khamenein dhe diktaturën e velajat-e fakihut.

Populli i Iranit, në luftën e tij gjatë një shekull, me kosto të mëdha dhe të përgjakshme, ka refuzuar vazhdimisht diktaturat e Shahut dhe Sheikut përmes kryengritjeve të njëpasnjëshme.

Unë përsëris se ne kërkojmë një republikë demokratike, jo-bërthamore, me ndarjen e fesë nga shteti, barazinë gjinore dhe gjithashtu autonomi për kombësitë e Iranit. Kjo do të sjellë paqe, demokraci, të drejta njerëzore, stabilitet, rindërtim, miqësi, bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik në rajon dhe botë”, shkruan Maryam Rajavi.

Top Channel