LIVE/ Raketat iraniane çajnë “kupolën e hekurt” të Izraelit, 6 të plagosur, IDF hakmerret. Trump hap negociatat dhe shtyn sulmet, rritet sërish nafta
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha se Irani nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore, por do të vazhdojë të mbrojë “të drejtat e tij legjitime” ndërsa armëpushimi me Izraelin hyri në fuqi.
“Ne presim që ju t’u shpjegoni atyre, në negociatat tuaja me Shtetet e Bashkuara, se Republika Islamike e Iranit kërkon vetëm të drejtat e saj legjitime”, tha Pezheskian gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA.
Ai shtoi se Irani është gati të zgjidhë çështjet që do të vendosen në tryezën e negociatave.
Pezeshkian tha gjithashtu se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të imponojnë ambiciet e tyre të padrejta me forcë.
“Republika Islamike e Iranit u detyrua të angazhohej në një konflikt ushtarak për të mbrojtur veten dhe shpresoj se nuk do të detyrohemi kurrë të luftojmë përsëri”, tha Pezeshkian.
Më parë, presidenti iranian e bëri të qartë se vendi i tij do të respektonte armëpushimin e shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me kusht që Izraeli gjithashtu t’i përmbahet kushteve të tij.
“Nëse regjimi zionist nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë atë”, tha Pezheskian gjatë një bisede telefonike me kryeministrin malajzian Anwar Ibrahim, sipas faqes zyrtare të presidencës iraniane.
Top Channel