Influencuesja dhe nëna e 7 fëmijëve vritet nga bashkëshorti në parkingun e një restoranti në Kaliforni

24/06/2025 18:58

Një influencuese e fitnesit nga Kalifornia me më shumë se 150,000 ndjekës në Instagram është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj i ndarë në një restorant sushi të shtunën në mbrëmje, raporton Independent.

Influencuesja dhe nëna e 7 fëmijëve u vra nga bashkëshorti i saj 45-vjeçar në parkingun e një restoranti në Kaliforni

40-vjeçarja është nënë e shtatë fëmijëve, të moshës 8 deri në 24 vjeç dhe ishte në proces divorci nga 45-vjeçari Tomas Lizarraga, i cili qëlloi për vdekje Zamorën dhe partnerin e saj, Hector Garduno, një 43-vjeçar baba i katër fëmijëve, në parkingun e restorantit.

Në fakt, të shtënat tërhoqën vëmendjen e disa oficerëve të policisë jashtë detyrës në zonë, përfshirë një zëvendëssherif të Qarkut San Bernardino. Oficeri po ngiste makinën në rrugën jashtë qendrës tregtare kur dëgjoi të shtënat dhe, pasi pa se çfarë kishte ndodhur, ndaloi te semafori, doli nga automjeti i tij dhe u përball me të dyshuarin.

45-vjeçari u qëllua për vdekje gjatë përleshjes me zëvendës-sherifin.

Dy viktimat e tjera u dërguan në një spital lokal, ku policia tha se ata ndërruan jetë nga plagët e marra.

“Nuk e dimë se si (ai qëlloi) e dinte se ku ndodhej, por me sa duket ai ishte në restorant për rreth një orë para të shtënave”, thanë autoritetet.

Disa ditë para të shtënave, Zamora ndau një video të paraqitjes së saj në podkastin HERizon me 152,000 ndjekësit e saj në Instagram, ku fliste për divorcin e saj, me mbishkrimin. “Me burra si këta, kujt i duhen armiq?” shkroi ajo. “Në vend që të më mbështesësh, je këtu duke u përpjekur të më shkatërrosh”, tha ajo për ish-partnerin e saj.

Vajza e vetme e 40-vjeçares krijoi një fushatë GoFundMe për të mbështetur familjen me shpenzimet e funeralit dhe për të “lehtësuar barrën” e gjashtë vëllezërve e motrave të saj, e cila kishte mbledhur më shumë se 21,200 dollarë deri të martën në mëngjes.

Top Channel