
Igli tare vijon nga puna për të përforcuar Milanin këtë sezon, teksa sytë e drejtorit të ri sportiv të kuqezinjve vijojnë të jenë te shqiptarët.
Pas Granit Xhakës, “Djalli” ka shfaqur interes dhe për Ardon Jasharin, 22-vjeçarin shqiptar që luan për Zvicrën.
Ai ka shkëlqyer sezonin e fundit me Club Brugge në Belgjikë dhe kjo ka ngjallur interesin e shumë klubeve, me Milanin që duket se ka kaluar në “pole-position”.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, kuqezinjtë kanë dërguar ofertën e parë drejt klubit belg, plot 30 milionë euro për shërbimet e Jasharit.
Gjithsesi, sipas asaj që raportohet në Zvicër, kjo ofertë pritet të refuzohet nga Brugge, e cila kërkon deri në 35 milionë euro, një tjetër ofertë që mund të shkojë drejt klubit belg në ditët në vijim.
Jashari është kthyer në një prioritet për Taren, teksa Allegri duket se e kërkon me çdo kusht ta ketë pjesë të ekipit të tij për sezonin e ardhshëm.
Top Channel