I dënuar në Belgjikë për ‘ushtrim prostitucioni’, i konfiskohet hoteli dhe restoranti në Elbasan

24/06/2025 11:24

Bizneset e një shtetasi, që është dënuar për ushtrim prostitucioni në Belgjikë, u konfiskuan, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan.

Pas hetimeve mbi procedimin pasuror në 2020, prokuroria kishte kërkuar konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të Arjan Kamamit në Cërrik. Pasuria rridhte nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë.

Kamami është dënuar nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion me 5 vite burgim si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh, së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.

Top Channel