Goditi punonjësen e OSHEE-së në biznesin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

24/06/2025 14:01

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të shpallur më herët në kërkim, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj një punonjëseje të OSHEE-së gjatë detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur ndalimin e shtetasit S. C., 38 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas njoftimit zyrtar, 38-vjeçari dyshohet se në ambientet e lokalit të tij ka goditur me sende të forta një punonjëse të OSHEE-së, e cila kishte shkuar në subjekt për të kryer verifikime në matësin e energjisë elektrike.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që materiali i ndaluarit i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Top Channel