Fotolajm/ Samiti në Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24/06/2025 19:52

Gjatë samitit të NATO-s në Hagë, kryeministri Edi Rama ka takuar senatorët e grupit vëzhgues për aleance ushtarake në Senatin Amerikan.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka ndarë fotot në llogarinë  tij në Facebook.

Pak më herët Rama takoi shefin e NATO-s, Mark Rutte, ku tha se diskutuan për ‘angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë‘.

Në qendër të samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel