Trump njofton armëpushim 2-javor me Iranin: Kemi marrë një propozim me 10 pika nga Teherani, besoj se… 08/04 00:50
Në një mesazh të ri televiziv drejtuar popullit izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi zhvillimet e fundit si një “fitore historike”, duke pretenduar se është një sukses që “do të skalitet për breza me radhë”.
Në të njëjtin mesazh, Netanyahu nuk harroi të lavdëronte presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se “Izraeli nuk ka pasur kurrë një mik më të mirë në Shtëpinë e Bardhë”.
Kryeministri izraelit u kthye gjithashtu kundër “boshtit iranian”, duke theksuar se fushata e Izraelit “duhet të përfundojë”, me qëllimin e qartë të disfatës së plotë të Hamasit dhe kthimit të të gjithë pengjeve izraelite që mbahen ende në Gaza, qofshin të gjallë apo të vdekur.
Top Channel