Botërori i Klubeve/ Inter Miamit i shpëton fitorja nga duart, barazimi në fund me Palmeirasin vendos Messin përballë ish-skuadrës

24/06/2025 11:22

Grupi A i Botërorit të Klubeve ka mbyllur verdiktet e saj, me Palmeirasin dhe Inter Miam,in që avancojnë më tej drejt fazës së 1/16-ave.

Të dyja ekipet u përballën në një duel të luftuar me njëri-tjetrin, ku rezultati final shënoi 2-2.

Sfida nisi mjaft mirë për Messin me shokë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 16’ falë një goli të Allende, ndërsa në të 65’ Suarez dyfishoi shifrat.

Gjithsesi, brazilianët nuk u dorëzuan, duke ngushtuar shifrat me Paulinhon në minutën e 80’, ndërsa dy minuta nga fundi mauricio barazoi shifrat, duke i dhënë Palmeirasit vendin e parë në grup.

Sfida tjetër mes Portos dhe Al Alhy gjithashtu u mbyll në një barazim spektakolar 4-4, me të dyja skuadrat që largohen kështu nga ky kompeticion.

Kështu, në fazën e 1/16-tave do të kemi Messin kundër ish-skuadrës së tij, me Inter Miamin që do të vihet përballë PSG-së, ndërsa nga ana tjetër, një derbi brazilian na pret mes Palmeirasit dhe Botafogos.

Top Channel