Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dy vatra aktive në qarqet Vlorë dhe Kukës, po ndërhyet nga ajri

23/06/2025 12:40

Vendi ynë po përballet me disa vatra aktive zjarri.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 12:00 janë raportuar 7 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë.
2. Në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec.
3. Në në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë.
4. Në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
5. Në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë
1. Në fshatin Llaman, bashkia Himarë, vatra e zjarrit është ende aktive, janë duke operuar: 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë FA nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe ⁠1 helikopter i FA.

Në mbështetje nga bashkia Himarë në terren janë edhe 30 forca nga Shërbimi Pyjor, nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, nga njësitë administrative Himarë, Horë – Vranisht dhe Lukovë.

Qarku Kukës.
2. Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, ku situata është drejt përmirësimit.

Top Channel