
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në media sociale pas sulmeve iraniane në një bazë amerikane në Katar.
Ai e përshkroi atë si një “përgjigje shumë të dobët”, të cilën SHBA-të e pritën dhe e neutralizuan në mënyrë efektive.
“Janë qëlluar 14 raketa, 13 u rrëzuan dhe 1 u ‘la e lirë’, sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues”, shkroi ai.
“Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe mezi u shkaktua ndonjë dëm. Tani, e rëndësishme që ata e kanë nxjerrë gjithçka nga ‘sistemi’ i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE”, shtoi presidenti amerikan.
“Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej. Ndoshta Irani tani mund të fillojë rrugën drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë”, përfundoi presidenti.
Top Channel