
Turistë nga Australia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbarkuar këtë verë në Himarë, shumë prej tyre për herë të parë në Shqipëri.
“Vij nga Finlanda. Këtu erdha nga Korfuzi. Vendosem të vijmë në Himarë sepse na treguan sepse njerëzit janë mikpritës dhe ka ushqim shumë të mirë”, u shpreh një turiste.
“Nga Ukraina erdha me bashkëshortin. Fillimisht pak të frikësuar, por shikojmë që njerëz janë të sjellshëm, ushqimin dhe çmimet shumë të mira’, shprehet vizitortja nga Ukraina.
“Jemi nga USA dhe jemi një grup shokësh … na pëlqen shumeë bregdeti juaj dhe po e shijojmë”, shprehet një vizitore nga Amerika.
“Hera e dytë që ndodhem në Shqipëri. Shqipëria është një version Greqia, por me e bukur. Isha pikërisht unë që solla shoqërinë këtu. Uji ushqimi natyra janë mrekulli”, thotë një tjetër vizitore.
“Vij nga Italia e me besoni që Shqipëria më duket më bukur se Italia…çdo gjë është kaq bukur”, thotë vizitorja nga Italia.
“Vij nga Australia. Sapo vizitova disa nga shpellat dhe plazhet e Himarës. Shumë njerëz dhe bukuri e rrallë”, thotë një tjetër vizitore.
Në njësitë akomoduese në gjithë rivierën e jugut dhe veçanërisht në Himarë flitet për një sezon turistik të suksesshëm. Të gjitha hotelet janë plot dhe kanë mjaftueshëm rezervime për një sezon të gjatë
Ky interes në rritje tregon se Shqipëria po bëhet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit e huaj që kërkojnë natyrë, kulturë dhe përvojë të pastër mesdhetare pa kosto të larta
Top Channel