
23/06 21:07
Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa premtoi sot se ata që janë përfshirë në sulmin vetëvrasës të djeshëm ndaj kishës ortodokse greke në Damask do të nxirren para drejtësisë, duke bërë thirrje për unitet midis popullit të vendit.
“Ne premtojmë se do të punojmë ditë e natë, duke mobilizuar të gjitha shërbimet tona të specializuara të sigurisë, për të arrestuar të gjithë ata që morën pjesë dhe planifikuan këtë krim dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë“, tha Saraa në një deklaratë.
Sulmi “na kujton rëndësinë e solidaritetit dhe unitetit të qeverisë dhe popullit në përballjen me të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e kombit tonë”, shtoi ai.
Top Channel