
23/06 14:38
Një valë raketash iraniane ndërpreu furnizimin me energji elektrike për “disa komunitete” në Izraelin jugor të hënën.
Kjo ndodhi pasi sulmet goditën “ngjitur një objekti strategjik të infrastrukturës”, tha Kompania Elektrike e Izraelit në një deklaratë.
Ministri i energjisë i Izraelit tha se 8 mijë shtëpi nuk kanë energji elektrike aktualisht, por pritet që ajo të rikthehet brenda tre orësh.
Kompania elektrike tha se ekipet po shkojnë në zonë për të riparuar infrastrukturën dhe për të larguar rreziqet, duke punuar në koordinim me forcat e sigurisë.
Top Channel