
Oklahoma City Thunder është kampione e NBA!
Në finalen dramatike të ndeshjes së shtatë, ata mposhtën Indiana Pacers me rezultatin 103-91, duke e mbyllur serinë me shifrat 4-3 dhe siguruar titullin e shumëpritur.
Ndeshja përfundimtare, e zhvilluar në një atmosferë elektrizuese, ishte një përballje e vërtetë force, ku Thunder treguan qartësisht superioritetin e tyre në pjesën e dytë të takimit, që u bë vendimtare për fatin e finales.
Thunder përfunduan me 87 tentativa për kosh, ndërsa Pacers vetëm 70.
Ky titull përfaqëson një moment historik për Thunder, duke vulosur një sezon të jashtëzakonshëm dhe duke përmbyllur një rrugëtim të mbushur me sfida, rikthime dhe fitore të mëdha.
Ky është titulli i parë i NBA, për Oklahomën që kur ndërruan emrin e tyre në City Thunder.
Top Channel