
Shtetet e Bashkuara të Amerikës tronditën botën me sulmet e tyre ndaj centraleve bërthamore iraniane gjatë fundjavës.
Sot priten të ndodhin shumë zhvillime në diplomaci dhe politikën e sigurisë, shkruan BBC.
Zhvillimet politike që priten sot sipas BBC:
*Ministri i Jashtëm i Iranit ndodhet në Moskë për t’u takuar me Presidentin e Rusisë, Putin, për të folur rreth “sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta” të tyre.
*Një samit i NATO-s do të mbahet në Holandë dhe është pothuajse e sigurt se do të diskutohet situata në Lindjen e Mesme.
*Bordi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së , do të mbajë një takim urgjent.
*Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet përsëri pas seancës së së dielës, ndërsa konflikti përshkallëzohet.
*Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen gjithashtu në Belgjikë.
Top Channel