Salianji kërkon liri me kusht! Avokati: Burgu i Fierit vlerësim pozitiv për ish-deputetin, tani pritet raporti i shërbimit të provës
23/06/2025 13:23
Këtë të hënë, u mbajt seanca e radhës për lirimin me kusht për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.
Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, në seancë, u paraqit një raport pozitiv vlerësimit nga IEVP Fier, ndërsa sipas procedurës u njoftua shërbimi i provës të paraqesë raportin e saj deri në datën 8 korrik,.
Pas këtij raporti, do të vendoset për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht nga ish-deputeti Ervin Salianji.
Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit 2024, ndërsa është dënuar për kallëzim të rremë, për dosjen e njohur me emrin “Babale”.
Top Channel