
Në Kremlin po zhvillohen bisedime midis Presidentit Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
“Agresioni absolutisht i paprovokuar kundër Iranit nuk ka bazë dhe asnjë justifikim”, thotë presidenti i Rusisë në fjalën hapëse të transmetuar drejtpërdrejt në kanalin televiziv shtetëror rus të lajmeve.
“Jam shumë i kënaqur që jeni sot në Moskë (i referohet Araghchit). Na jep mundësinë të diskutojmë të gjitha këto tema të vështira dhe të mendojmë së bashku se si të gjejmë një rrugëdalje nga situata e sotme.”, shprehet më tej Putin.
Ministri i Jashtëm i Iranit vëren se vendi i tij ka “marrëdhënie shumë të ngushta dhe miqësore” me Rusinë, lidhje të cilat kanë zhvilluar “një natyrë strategjike”.
Ai thotë se sulmet nga Izraeli dhe SHBA-të “shkelën rregullat dhe normat ndërkombëtare”.
Më herët këtë vit, presidentët e Iranit dhe Rusisë nënshkruan një “marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti strategjik” midis vendeve të tyre.
Por nuk është një aleancë ushtarake dhe nuk e detyron Rusinë të dalë në mbrojtje të Teheranit.
Top Channel