Parada e motorëve në Korçë, Moto&Rock, festivali i 7-të që ka bërë bashkë 500 motoristë

23/06/2025 12:40

Moto & Rock festival në edicionin e tij të 7 në qytetin e Korçës ka bërë bashkë më shumë se 500 motoristë nga Shqipëria dhe vende të rajonit.

Një pasion që nuk njeh moshë, mijëra kilometra mbi motor për tu bashkuar në një festë që krijoji atmosferë të veçantë dhe solli adrenalinë në qytetin e Korçës.

Festivali u zhvillua në qendër të qytetit, ku motoristët vendas dhe të huaj marshuan në bulevardet kryesore të qytetit ndërsa qytetarët shijuan spektaklin e kësaj parade dhe koncertin që shoqëroi mbrëmjen.   Për shumë prej motoristëve ky festival është një takim mes atyre që ndajnë të njëjtin pasion edhe pse përvojat janë të ndryshme

“Ne jemi nga Sochos, një fshat i vogël afër Selanikut.  Erdhëm para një ore këtu dhe është hera e parë që vij këtu. Kam ardhur me babain tim me motor, kemi një motor sport Adventure dhe mua më pëlqen shumë. Motori është pasioni i babaut tim, kurse unë ende nuk kam një motor timin edhe pse më pëlqen shumë”, u shpreh një i ri nga Greqia.

“Kam 38 vite që ngas motorin, kam një motor BMW XR sportiv të 2024. Nisa të ngas motorin kur isha 13 vjeç me shokët dhe më pas themelova grupin e motoristëve të zonës ku jetoj. Është hera e parë që vij në Korçë dhe organizimi këtu është shumë i mirë. Më pëlqeu Katedralja por edhe njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm”, shprehet një motorist.

Spektakli u zhvillua për dy mbrëmje radhazi ndërsa qytetarë dhe vizitorë patën mundësi të shohin nga afër motorë të llojeve të ndryshme dhe të shijojnë atmosferën.

 

Top Channel