“Nuk kemi një konflikt botëror”/ Lufta SHBA-Iran, analisti shpjegon në Top Story: Ja cili është koncepti i Donald Trump

23/06/2025 21:26

Deklarata e Donald Trump, më 19 qershor duket se ishte vetëm një shpërqendrim për qeverinë iraniane dhe sistemin e tyre të mbrojtjes, pasi vendimi ishte marrë. Presidenti i SHBA-ve kishte pranuar thirrjet e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të ndërhyrë dhe ushtarakisht në ndihmë të Izraelit.

Gjithsesi, për pedagogun e Shkencave Politike, Fitim Zekthi, nuk kemi ende një konflikt botëror dhe kjo për shkak sepse nuk ka ende dy boshte që të luftojnë me njëra-tjetrën.

I ftuar në Top Story, Zekthi analizoi situatën e luftës deri më tani, duke shpjeguar dhe pikëpamjet e tij për Netanyahun dhe Donald Trump.

“Deri dje europianët dhe amerikanët prisnin një botë bipolare. Presidenti Trump e ka shpërbërë këtë koncept dhe flet për një lloj bote tjetër, ku Irani bie viktimë.

Netanyahu është kryeministri më ekstremist i izraelit. Vjen nga dy parti ekstremiste që duan ta bombardojnë Palestinën.

Trump ka një koncept që mendon se është fundi i historisë dhe bota t’ia nisë nga e para. Mendoj se për momentin nuk kemi një konflikt botëror, sepse nuk kemi dy boshte. Rusia, Kina dhe Irani kanë një aleancë, po jo si ato të Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Zekthi.

Top Channel