Katër vitet e një lufte/ Ukrainasit në Tiranë rrëfejnë dhimbjen dhe shpresën për paqe në atdhe: Kemi frikë për ta
24/02 15:51
23 km larg Elbasanit Gjinari ka qenë dhe mbetet pika turistike e preferuar e elbasanasve.
Rikonstruksioni i qendrës së zonës turistike dhe krijimi i disa dhjetëra bujtinave kanë shtuar ndjeshëm numrin e vizitorëve.
Për të promovuar turizmin dhe për të mirëpritur vizitorët këtë fundjavë u organizua aktiviteti “miqtë e malit”.
Ajri i pastër mes pyjeve me pisha, gatimet tradicionale dhe traditat e zonës së Shpatit duket se janë në preferencat e turistëve për një fundjavë të qetë mes natyrës, larg zhurmës dhe rrëmujës së qyteteve.
Top Channel