
Dronët dhe raketat ruse që goditën Kievin dhe rrethinat e tij gjatë natës vranë të paktën 10 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë, përfshirë një fëmijë dhe shkaktuan zjarre në zonat e banuara, thanë zyrtarët ukrainas.
Punonjësit e shpëtimit nxorën trupat nga rrënojat e një pallati në lagjen Shevchenkivskyi të Kievit, më pak se një kilometër nga Ambasada e SHBA-së në Kiev. Të paktën 9 nga ajo lagje humbën jetën, tha Ministria e Brendshme.
Valery Mankuta, 33 vjeç, përshkroi se si doli nga dritarja e katit të tretë për të shpëtuar pasi ndërtesa e tij u godit nga një raketë. Fotot e Reuters treguan disa shpërthime mbi ndërtesat e apartamenteve në zonë.
“Kisha tulla mbi trup. Ishte ferr i vërtetë. U zgjova në rrënoja”, tha Mankuta, një punëtor ndërtimi.
Të paktën 34 persona, përfshirë katër fëmijë u plagosën në sulmet në Kiev, thanë shërbimet e emergjencës.
Rusia lanza un ‘ataque masivo” de drones contra Kiev
Al menos cinco personas murieron y decenas resultaron heridas tras ataques con drones y misiles que causaron incendios y daños en seis de los diez distritos de Kiev, según reportó Ucrania.
Los ataques alcanzaron edificios… pic.twitter.com/MHwDMJPfSz
— DW Español (@dw_espanol) June 23, 2025
Top Channel