
23/06 18:52
Italia ka ngrirë asetet e oligarkëve rusë me vlerë rreth 2.3 miliardë euro që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.
Italia sekuestroi asete, duke përfshirë llogari bankare, vila luksoze, jahte dhe makina – si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Kremlinit dhe mbështetësve të tij.
Sipas Bankës së Italisë, deri në fund të qershorit 2023 vlera e tyre arriti në 2.5 miliardë dollarë.
Këtë muaj, ajo nuk e përditësoi shumën totale, por tha se fondet e ngrira për shkak të sanksioneve kundër Rusisë arritën në total pothuajse 280 milionë euro deri në dhjetor 2024 – një rritje prej 44 milionë eurosh nga viti i kaluar.
Top Channel