Një tjetër kryetar bashkie i dalin keq llogaritë në SPAK.

Siç bëjnë me dije burimet e TCH  kryebashkiakja e Roskovecit pritet të merret e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” .

SPAK ka dyshime se zonja Majlinda Bufi ka përdorur detyrën  për ndikimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit 2023. Konkretisht hetimet janë kryer pas publikimit të një videoje, ku kryebashkiakja pretendohet se  kërcënoi një sanitare e cila kishte marrë pjesë në një miting. Për këto hetime Majlinda Bufi ishte këtë të hënë sërish në SPAK,  ndërsa më herët e pyetur mbi këtë episod kryebashkiakja e Roskovecit ka këmbëngulur se nuk ka kryer asnjë vepër penale. Në deklaratat e saj në SPAK kryebashkiakia shpjegon se ngjarja ka ndodhur shumë më herët sesa zgjedhjet e 14 majit dhe se nuk bëhet fjalë për kërcënim. Ajo thotë se nuk e ka larguar nga detyra sanitaren.

Pritet që javën e ardhshme kryebashkiakes t’i komunikohet akuza. Ndërkohë që një vit më parë SPAK nuk gjeti prova që implikonin kryebashkiaken për ndërtimin e një termocentrali me gaz në fshatin Suk, duke thënë se nuk rezulton që ajo të ketë kryer vepër penale. Megjithatë në SPAK numri i kryebashkiakëve të dorëzuar gjykatës për akuza të ndryshme, mban vendin e parë krahasuar me çdo funksion tjetër nën kompetencë të SPAK. Aktualisht janë nën hetim 10 ish kryetarë dhe kryetarë bashkie, ndërkohë që në total janë gjetur fajtorë 15 kryetarë dhe nënkryetarë bashkish. Thënë ndryshe në këtë hartë rezulton se nga veprimet e SPAK janë prekur nga 61 bashki, mbasi 36 prej tyre janë marrë në pyetje

Kjo shifër lidhet me numrin e lartë të kallëzimeve”, raporton për TCH, gazetarja Anila Hoxha.

Top Channel