“Nëse do ishte gjallë, do t’i thoja se…”/ Rrëfimi drithërues i nënës së 13-vjeçares që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të, instinkti më tha se rrezikonte
Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar lokal.
Policia rrethoi zonën dhe për nxjerrjen e kufomës u kërkua ndihma e polumbarëve. Viktima është zbuluar në rrjedhën e lumit Shkumbin, pranë zonës së Katundit të Ri.
Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar amator, i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet.
Derisa të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, nuk ka ende informacion mbi identitetin, moshën apo gjininë e viktimës. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo një ngjarje me motive kriminale. Policia është në fazën fillestare të hetimeve dhe i bën thirrje qytetarëve që kanë dijeni për ndonjë person të zhdukur, të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse.
Top Channel