Gara “Vrap Lale”/ Maratona bën bashkë sportistë e ish-sportistë në Tiranë

23/06/2025 12:48

Nën moton ‘Vraplale’, një grup të rish sportistë dhe ish-sportistë, kanë qenë prej kohësh pjesë e maratonave për kauza të ndryshme shoqërore, por këtë herë atë janë organizuar i një shoqatë sportive për të sfiduar teknologjinë që ka marrë të gjithë vëmendjen e të rinjve dhe jo vetëm.

Sigurisht që nuk do ta kishim menduar asnjëherë të kishim këtë impakt dhe interes, nga ato shifra të folëm 30-40 veta tashmë i kemi shtuar edhe një zero nga mbrapa, faleminderit. Kë herë përveç jetës së shëndetshme dhe sfidave të ndryshme që na ofron koha, gjithashtu po japim një shembull për fëmijët tanë për rivalitetin e frikshëm që kemi me teknologjinë dhe pasivitetin”, shprehet Genc Muça, themelues i Klubit Sportiv “Vrap Lale”.

Ndërkohë Aila Doda është një ndër sportistet e talentuara të reja që po vendos rekorde të moshës së sajë që e kanë bërë të garojë edhe me të rriturat në këto kohë pavarësisht moshës shumë të vogël.

“Këtu ndihem shumë rehat, nuk e kam problem fare…”, shprehet Aila Doda, atlete.

Ti more pjesë në kampionat me të rriturat, ndërkohë sa vjeçe je?

“12 vjeçe jam…shumë faleminderit”, përgjigjet 12-vjeçarja.

Aila është sportiste e një prej trajnerëve më të suksesshëm të historisë së atletikës shqiptare si Taulant Stërmasi I cili është mes atyre të befasuarave për këtë pjesëmarrje në këtë aktivitet.

Fëmijët familjet duhet të jetojnë me vrapin me sportin dhe aktiviteti fizik sigurisht që I bën shumë mirë dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me sportin në vetvete se sa me jetën e shëndetshme, e kemi të domosdoshme”, shprehet Tualant Stërmasi, trajner atletike.

Ndërkohë ashtu si në garat e tjera edhe këtë herë kjo shoqatë sportive ka një mesazh për të cilin garon:

Asnjë fëmijë nuk meriton të vrapojë, përveçse për lojë dhe argëtim”, shton Muça.

Në përfundim të garës së 10 km për femra e para sigurisht ishte Luiza Gega, e ndjekur nga sportistja e të njëjtës skuadrës Redia Dauti, ndërkohë që në vendin e  tretë ishte vrapuesja libaneze Jenny Gustafson. Sa i përket rezultatit për meshkuj, podium ofroi pjesën më të madhe të Shqipërisë së madhe të ëndërruar, me vendin e parë Hiti Islimin, vrapues nga Maqedonia e Veriut, Bledar Mesi, nën kolonel o forcave të armatosura shqiptare dhe vendi i tretë kampioni i triatlonit nga Kosova, Albion Imeri.

Top Channel