Fyerje raciste ndaj yllit të Realit? FIFA nis menjëherë hetimet pas tensioneve në Botërorin e Klubeve, kundërshtari: E quajta vetëm frikacak

23/06/2025 13:10

FIFA ka hapur një hetim pas deklaratave të Antonio Rudiger, i cili në fund të ndeshjes së fituar nga Reali 3-1 kundër Pachuca-s akuzoi kundërshtarin e tij Antonio Cabral se i ishte drejtuar me një fyerje raciste, që shkaktoi reagimin e furishëm të gjermanit.

Pas raportit të Rudiger, gjyqtari brazilian Roman Abatti Abel, u detyrua të aktivizonte protokollin e ri të FIFA-s kundër racizmit: ai formoi shenjën X me krahët e tij, e cila aktivizon procedurën në rast të fyerjeve raciste, thirrjeve diskriminuese ose ofendimeve me natyrë etnike, fetare ose seksuale.

Antonio na tha se protokolli do të aktivizohet“, shpjegoi trajneri i Realit, Xabi Alonso. “Hetimi ka nisur. Nëse ka ndodhur vërtet, duhet të merren të gjitha masat e nevojshme, sepse është diçka e papranueshme. Nuk ka tolerancë për këtë në futboll”, shtoi ai.

Por autori i gjestit të dyshuar racist, mbrojtësi argjentinas Gustavo Cabral, e mbrojti veten. “Nuk kishte asgjë raciste. E quajta frikacak…, siç themi në Argjentinë. Kaq është gjithçka”, tha Cabral. Edhe trajneri i tij, Jaime Lozano, tha se ishte i befasuar. “E dëgjuam nga ju“, u tha ai gazetarëve. “Nuk kam asnjë shpjegim sepse është hera e parë që e dëgjoj këtë histori. Do të flas me të për këtë, e njoh prej kohësh dhe nuk kam dëgjuar kurrë që gjëra të tilla t’u ndodhin lojtarëve të Pachuca-s”, u shpreh ai.

Top Channel