Turqia takim me vendet myslimane për Gazën, në fokus krijimi i një force ndërkombëtare për mbikëqyrjen e armëpushimit						 04/11 11:21
					
				
								
			Një shtetas europian u arrestua në qytetin Hamedan në perëndim të Iranit, nën akuzën për spiunazh në favor të Izraelit, raporton televizioni shtetëror iranian.
Në të njëjtin rast, dy persona të tjerë u arrestuan në qytetin perëndimor të Kermanshah, gjithashtu të dyshuar për spiunazh.
Autoritetet kanë sekuestruar disa karta SIM dhe një shumë të madhe parash nga dy iranianët e arrestuar, sipas deklaratës së zëdhënësit të gjyqësorit, Asghar Jahangir, cituar nga agjencia Mehr.
Top Channel