
23/06 19:17
Downing Street thotë se Mbretëria e Bashkuar është përqendruar te diplomacia në Iran.
“Jemi të qartë se parandalimi i Iranit që të pajiset me armë bërthamore është një gjë e mirë për këtë vend. Por fokusi ynë është te diplomacia”, tha Downing Street në një deklaratë për shtyp.
Më tej shprehet “Diplomacia, ky është prioriteti dhe kjo është ajo për të cilën po punon çdo anëtar i kësaj qeverie dhe kjo ka qenë fokusi i telefonatave me partnerët ndërkombëtarë gjatë fundjavës.”
Zëdhënësi shtoi se Irani duhet të shfrytëzojë mundësinë e ofruar nga SHBA-të për të rifilluar bisedimet.
Top Channel