Aksident i rëndë në aksin Shkodër – Muriqan, dy të lënduar! Makina bëhet ‘copash’

23/06/2025 20:30

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër-Muriqan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25, mes dy automjeteve.

Shtetasi L. H., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. B., 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel