1,253 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social, Rama: Hap konkret drejt kushteve më të denja për ata në nevojë

23/06/2025 14:58

1,253 familje në 35 bashki të vendit do të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social.

Zbatimi i programit nis në korrik-gusht 2025 dhe do të zgjasë për dy vite.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook thekson se ky është një hap konkret për kushte më të mira për familjet në nevojë.

“Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Një hap konkret drejt kushteve më të denja jetese për familjet në nevojë, përmirësim banesash, infrastrukturë rurale dhe akses më i mirë në shërbime jetike”, ka shkruar Rama.

Specifikimet për shpalljen e 1253 familjeve përfituese në 35 bashki të vendit, nga Programi Kombëtar i Strehimit Social.

Top Channel