
Pjeshka këtë vit kushton më shtrenjtë. Ngricat gjatë stinës së pranverës sollën pakësim të prodhimit dhe çmim të lartë të pjeshkës.
“Sivjet nuk ka qenë I keq çmimi, por nga të ftohtët pjeshka mbajti gjysmën e ngarkesës. Një kilogram pjeshkë po e shesim me shumicë 110-130 lek. Nga dimi I acartë as Greqia, e as Shqipëria nuk kanë mjaftueshëm prodhim nëse i referohemi kërkesave të tregut. Pjeshka tonazhin e vet nuk e mbajti, andaj kemi gjysmën e prodhimit. Por nëse do të kishim sasi një gjë është e sigurtë nuk do të kemi çmim”, tha fermeri Kujtim Sade.
Kujtim Sade, vite më parë la emigrimin për të kultivuar pjeshkën italiane në Selitë të Cërrikut. Në një sipërfaqe toke prej 5Ha ai ka mbjellë mbi 10 lloje varietetesh që nga ajo e hershme e deri tek pjeshka e vonë.
“Unë kam emigruar 17 vite në Itali, në 2012 erdha përsëri në vendlindje dhe investova në tokën time, në të gjithë tokën kam kultivuar vetëm pjeshkë, pasi me këtë frut u mora edhe në Itali”, cilësoi, ish-emigranti Kujtim Sade.
Shumëllojshmëria e bjeshkëve e mban atë gjatë në treg, më këtë zgjedhje ai siguron çmimin e shumëdëshiruara të bujkut. Por sfida më e madhe për Kujtimin mbetet fuqia punëtore në sektorin e bujqësisë. Ai thotë se të rinjtë e kanë braktisur fshatin për të punuar në tokat e Greqisë, dhe kjo e ka një arsye. Ekonomi i shtua ata të punojnë larg shtëpisë.
“Me fuqinë punëtore është shumë dobët, unë një punëtor për 7 orë punë e paguaj 30 mijë lekë të vjetra në ditë. Por nuk ka sepse kanë shkuar në Greqi ata the punojnë 4 muaj pa ndërprerje kurse këtu punojnë me ditë jo gjatë gjithë muajit, është normale që do të zgjedhin emigrimin, nuk u vë faj. Edhe pse kjo na vë para vështirësive të mëdha gjatë periudhës së vjeljes-përfundoi fermeri i bjeshkëve”, tha ai.
Një vit i mirë prodhimi për Kujtimin nga ky plantacion gjigant është atëherë kur sasia e produkti kap 1000 kuital, ndërsa këtë vit është siguruar vetë gjysma e kësaj shifre. Mungesa e produktit ka bërë që pjeshkën e Kujtimit ta kërkojnë për eksport vendet e BE si Zvicra, Austria, Serbia dhe Kosova.
Top Channel