
Policia e Pogradecit ka arrestuar 6 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një sherri të ndodhur në një lokal, ku mbetën të plagosur 2 persona.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në lagjen nr.1 Pogradec, në ambientet e një lokali kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa personave dhe ngelën të dëmtuar, me sende të forta shtetasit M. Xh., dhe K. N., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, iu informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Xh., 32 vjeç, A. K., 38 vjeç, D. Xh., 33 vjeç, E. Ç., 41 vjeç, N. Ç., 42 vjeç, dhe K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. A., 21 vjeç, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje”, ” Shkatërrimi i pronës”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Top Channel