SHBA hodhi 12 bomba 14-tonëshe ndaj objekteve bërthamore iraniane! Si u zhvilluan sulmet gjatë natës

22/06/2025 11:37
SHBA sulmoi 3 objekte bërthamore në Iran (Foto: BBC)

Tri objekte bërthamore iraniane ishin shenjestër e sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, janë sulmuar objektet Fordou, Natanz dhe Esfahan.  Presidenti amerikan Donald Trump, në një adresim publik, e cilësoi sulmin një “sukses të madh ushtarak”, ndërkohë që shtoi se mund të sulmohen objektivat tjera me saktësi, shpejtësi dhe aftësi dhe atë brenda pak minutash.

Shtetet e Bashkuara hodhën 12 bomba 14-tonëshe të njohura si “shkatërrueset e bunkerëve”, e po ashtu nga nëndetëset u lëshuan 30 “Tomahawks”, transmetoi “Fox News”.

Agjencia Botërore e Energjisë Atomike tha se aktualisht nuk ka rritje të nivelit të rrezatimit jashtë tri objekteve që janë goditur nga SHBA-ja.

BBC tregon si u zhvilluan sulmet e SHBA-së kundër Iranit gjatë natës:

01:50 (sipas orës sonë) – Donald Trump thotë se SHBA-të kanë kryer sulme në tre lokacione bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Isfahan.

02:56 – Irani konfirmon zyrtarisht se tre centralet bërthamore u sulmuan.

03:43 – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu lëshon një deklaratë ku thotë se “Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara vepruan me shumë forcë”.

03:54 – Shefi i OKB-së, Antonio Guterres e quan lëvizjen e SHBA-së një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

04:00 – Donald Trump i drejtohet kombit, duke paralajmëruar se Irani “tani duhet të bëjë paqe” ose do të përballet me sulme “shumë më të mëdha”.

06:31 – Izraeli thotë se Irani ka nisur një sulm të ri.

07:00 – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se nuk ka “rritje” të niveleve të rrezatimit në centralet bërthamore iraniane pas sulmeve.

07:47 – Ushtria izraelite thotë se forcat e saj ajrore kanë filluar një valë të re sulmesh kundër “objektivave ushtarake” në Iranin perëndimor.

Top Channel