
22/06 22:50
Shpërthime të reja janë raportuar në zonën veriore të Teheranit.
Këtë e bën të ditur agjencia AFP, ndërkohë që përshkallëzimi ushtarak mes Izraelit dhe Iranit vazhdon, pas sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj tre objekteve bërthamore në Iran.
Ndërkohë Ali Shamkhani, këshilltar politik i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, deklaroi sot se loja nuk ka mbaruar dhe së shpejti do të ketë surpriza.
“Edhe nëse objektet bërthamore do të shkatërroheshin, loja nuk do të kishte përfunduar. Materialet e pasuruara, njohuritë iraniane dhe vullneti politik do të mbeten. Iniciativa tani i takon atij që luan me zgjuarsi dhe shmang sulmet e verbra. Surprizat do të vazhdojnë!”.
Top Channel