
22/06 22:50
Hezbollahu në Liban dënoi sulmet amerikane në vendet kryesore bërthamore të Iranit si një “agresion barbar dhe të pabesë amerikan kundër objekteve bërthamore paqësore”.
Grupi militant i mbështetur nga Irani tha në një deklaratë se sulmi i SHBA-së përfaqëson një përshkallëzim të pamatur dhe të rrezikshëm që kërcënon të zgjerojë rrethin e luftës në rajon.
Hezbollahu pohoi “solidaritetin e tij të plotë” me Iranin dhe “udhëheqjen e tij”.
Për shkak të fushatës ushtarake izraelite kundër grupit që nga 8 tetori 2023, Hebzollahu është dobësuar ndjeshëm, pasi ushtria Izraelite ka vrarë krerë të lartë të këtij grupi militant.
Top Channel