
Ky është Lorenc Lala në këtë foto ekskluzivisht siguruar nga Top Channel pak ditë pas prangosjes në Londër me qëllim ekstradimi në vendin tonë.
Arrestimi i tij në Londër si i kërkuar i drejtësisë shqiptare pasqyrohet këtë të diel në gazetën Sunday Telegraph.
“I dyshuari në konspiracionin për vrasje në Shqipëri ka jetuar për katër vite në Britaninë e Madhe” është titulli kësaj gazete ku tregohet se si Lala pagoi 50.000 euro për vrasjen e Albi Bashaliut në 2021.
“Gjenerata e re e kriminelëve shqiptarë të përfshirë në krim të organizuar të cilët kërkohen nga drejtësia në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Gjermani futen ilegalisht në Angli me kamionë dhe e përdorin si vend fshehje për të shmangur urdhër arrestet”, citohet në shkrim në shkrim një ekspert për çështjet e krimit të organizuar.
Chris Philip ministri hije i opozitës konservatore, ka dhënë një koment për arrestimin e Lorenc Lalës ku ka deklaruar se “Britania e Madhe nuk mund të kthehet në një parajsë për fshehjen e të tillë kriminelëve të rrezikshëm”.
Ai ka shprehur shqetësimin se Lorenc Lala mbase do të përdorë ligjin e të drejtave të njeriut për mos tu ekstraduar.
Rroli Lorenc Lalës në vrasjen e Albi Bashaliut duke i paguar 50.000 euro Laert Haxhiu u mësua pasi Artan Tafani pranoi të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë duke dhënë dëshmi përpara prokurorëve në Elbasan, e më pas në Gjykatën e Posaçme në Tiranë GJKKO.
Kreshnik Ajazi numri një i prokurorisë së Elbasanit që ka hetuar vrasjen e Bashaliut në një prononcim për Sanday Telegraph është shprehur se “ne e zbardhëm këtë vrasje dhe disa të tjerë pasi një anëtar i këtij grupi kriminal pranoii të bashkëpunojë”.
“Arrestimi i Lorenc Lalës dhe potencialisht ekstradimi në Shqipëri është një sukses i madh në vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer mes autoriteteve tona për çështje të tilla kriminale” është shprehur ai.
Lorenc Lala u indentifikua nga Interpol Tirana, se prej vrasjes të Albi Bashaliut fshihej në Angli.
Katër vite më pas nga kjo vrasje në fshatin Gjocaj të Peqinit, Policia Metropolitane e Londrës, prangosi 47 vjeçarin Lala.
Ai doli përpara gjykatës të ekstradimeve më 19 Qershor duke u lënë në paraburgim, deri në seancën gjyqësore të radhës caktuar më 25 Qershor.
Top Channel