
22/06 22:50
I dërguari i Izraelit në Kombet e Bashkuara falënderoi Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin Donald Trump për “mbrojtjen e botës së lirë” pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Këto sulme ai i quajti “një akt i nevojshëm dhe një vendim i guximshëm për të hequr kërcënimin më të madh për sigurinë globale”.
“Faleminderit Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Trump që vepruat kur të tjerët nuk vepruan. Faleminderit që qëndruat të vendosur kur të tjerët shikonin diku tjetër. Faleminderit që mbrojtët botën e lirë me forcë dhe qartësi morale”, tha Danny Danon, përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB.
Danon tha se “e gjithë bota është më e sigurt” pas sulmeve amerikane.
Top Channel