Aksident i trefishë në aksin ‘Librazhd-Qukës’, plagosen tre persona, një prej tyre në gjendje të rëndë
22/06/2025 18:00
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Librazhd-Qukës.
Tre automjete janë përfshirë në aksident, ku për pasojë janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spital nga ambulanca
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në vendin e quajtur ‘lokali i Zenelit’.
Nga aksidenti ka dëme materiale të konsiderueshme ndërsa mësohet se qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në njërin krah.
Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, raporton se në ndihmë të policisë është thirrur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Përrenjas, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve dhe në largimin e mjeteve nga rruga.
Top Channel