Në një mesazh të qartë për veshët e botës, presidenti serb, Aleksandar Vuçic deklaroi se ushtria e vendit të tij është “më e fuqishme se kurrë”.

Vetëm një  numër i vogël njerëzish e di” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”., tha ai në një intervistë për televizionin Prva, ku paralajmëroi edje mbajtjen e një parade gjigante ushtarake në shtator.

Aty do të keni mundësinë të shihni se cfarë zotërojmë në vërtet, ishte pohimi i kreut të shtetit serb, që më shumë ngjante si paralajmërim. “E kemi mbajtur të fshehur, por këto janë ndryshime të mëdha për Ushtrinë e Serbisë në periudhën e ardhshme. Janë më së shumti pesë persona që dinë çfarë kemi sjellë. Qëllimi ynë është ta mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçic.

Ushtria serbe po bëhet tmerrësisht goditëse, vazhdoi mesazhi i Vucicit, që u përpoq të tregonte se forcat e armatosura të Sertbisë janë shumë më të fuqishme nga sa duken, pasi shumë pajisje të blear janë mbajtur të fshehta. Edhe pse nuk sqaroi haptazi se nga kush duhet të mbrohet Serbia, Vucic përmendi marrëveshjen e Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë. “;Prishtina, Zagrebi dhe Tirana “po krijojnë një aleancë ushtarake” dhe se vazhdimisht po e ftojnë Sofjen që t’u bashkohet, gjë që e ka detyruar Serbinë “të armatoset”, ishte komenti i tij.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan më 18 mars një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Deklarata është përshkruar si një dokument trilateral që forcon bashkëpunimin dhe thekson rëndësinë e një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal, ndërkohë që firmëtarët mohuan se synojnë krijimin e një aleance ushtarake.

Top Channel